Bota

Mbështetësit e Trump zhvilloinë paradën me anije në 19-vjetorin e sulmit terrorsit, Kokalari: Ishte e tmerrshme, por besoni apo jo, ishte koha që unë e doja Nju Jorkun

Ftesat u drejtohen mbështetësve të Presidentit Trump dhe rivalit të tij Demokrat, ish-nënkryetarit Joe Biden.
Featured image of article: Mbështetësit e Trump zhvilloinë paradën me anije në 19-vjetorin e sulmit terrorsit, Kokalari: Ishte e tmerrshme, por besoni apo jo, ishte koha që unë e doja Nju Jorkun Anijet në New Jersey .

SHBA– Një grup i madh me anijet që mbështesin Trump është vendosur të mbajë një përkujtim jo-politik të 11 shtatorit pranë Manhatanit në 19-vjetorin e sulmit terrorist që vrau mbi 2 mijë njerëz.

Ftesat u drejtohen mbështetësve të Presidentit Trump dhe rivalit të tij Demokrat, ish-nënkryetarit Joe Biden.

“Një email po shkon në fushatën Trump, një po shkon në fushatën Biden në mënyrë që ata të mund të dërgojnë dikë për të marrë pjesë. Nëse ata refuzojnë, kjo është mbi ta. Ne po shkojmë përpara. Ne do ta bëjmë atë. Ne po e bëjmë këtë për Nju Jorkun, për të rritur frymën e New York-ut. Ne nuk do të shkojmë atje për të treguar mbështetje për presidentin. Dua të them, jam i sigurt që presidenti e di që ne e mbështesim. Kjo është duke bërë diçka për qytetarët e NeW York-ut sepse të gjithë që po bashkohen janë nga New York, New Jersey dhe Connecticut.”- ka thënë  të mërkurën bashkë-organizatorja Evi Kokalari.

Ndërkohë ky njoftim vjen teksa vendi  ndodhet nën situatën e rëndë të pandemisë së koronavirusit e për këtë shkak pjesmarrja mund të jetë më e ulët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Manhatan

Anijet do të mbajnë deri në 1.000 flamuj që mbështesin NYPD dhe do të lexohen të gjithë emrat e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Do të ketë gjithashtu edhe një moment heshtjeje në orën 9:59 dhe 10:28, orë në të cilën u shembën kullat më 11 shtator të 2001.

“Unë isha këtu dy vjet kur ndodhi ngjarja e 11 shtatorit dhe ishte e frikshme për shumë prej nesh. Por, besoni apo jo, ishte koha që unë e doja Nju Jorkun. Unë thashë se ky është qyteti im i lindjes dhe nuk po largohem më kurrë.”- është shprehur Kokalari, emigrantja me origjinë shqiptare.

Burimi: Nypost

A.C/Dosja.al

Shto Koment