Aktualitet

‘Mbërriti në spital pa ndjenja’/ Vdekja e të resë pas lindjes, reagon Policia e Durrësit: Po kryhet ekspertiza

Policia thekson se 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete, ndryshe nga sa pretendojnë familjarët e saj.
Featured image of article: ‘Mbërriti në spital pa ndjenja’/ Vdekja e të resë pas lindjes, reagon Policia e Durrësit: Po kryhet ekspertiza Foto Ilustruese

DURRËS– Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën nëna 29-vjeçare pesë ditë pasi lindi fëmijën. Policia thekson se 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete, ndryshe nga sa pretendojnë familjarët e saj. Sipas tyre, trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes. 

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuarMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment