Aktualitet

Mbërrin në Shqipëri pajisja më e re, mundëson 4 mijë teste për Covid-19 në 24 orë

Allajbeu u shpreh se javën e ardhshme pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisjeje, ku përgjigjet e testit sigurohen për 2 orë. Por mjeku tha se pritet të fillojnë edhe testimet e shpejta që bëhen nga gjaku dhe ku përgjigjet dalin për 10 apo 15 minuta.
Featured image of article: Mbërrin në Shqipëri pajisja më e re, mundëson 4 mijë teste për Covid-19 në 24 orë Foto ilustruese

TIRANË– Pajisja e re që mudnëson 4 mijë teste brenda 24 orëve për Covid-19 do të mbërrijë në Shqipëri javën e ardhshme. lajmin e bëri publik, pronari i “Spitalit Amerikan”, Klodjan Allabu, i cili i ftuar në studion e “Opinion” tha se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisjeje, e cila lejon një testim të shpejtë në analizat për koronavirus. Allajbeu u shpreh se javën e ardhshme pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisjeje, ku përgjigjet e testit sigurohen për 2 orë. Por mjeku tha se pritet të fillojnë edhe testimet e shpejta që bëhen nga gjaku dhe ku përgjigjet dalin për 10 apo 15 minuta.

Kemi përgatitur Spitalin Amerikan 2, ekipi është trajnuar. Nuk mendoj se do të kemi mangësi me mjekët e reanimacionit, shpresoj që do të përballemi me sa më pak probleme. Sot gjithë bota është në hall të materialeve që duhen për t’u përdorur, por shoh se kjo javë është më e mirë se një javë më parë dhe java pas saj do të jetë më e mirë. Pas dy javësh kur ne do të jetojmë pikun, besoj nga fundi i majit, gjërat do të jenë më të qeta dhe do të fillojë ambjentimi i jetës së njerëzve me virusin,”– tha ai më tej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment