Aktualitet

Mbërrin në Rinas ngarkesa e dytë me materiale shëndetësore nga Turqia. Manastirliu: Në total do jenë 25 ton

VIDEO
Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se këto materiale rrisin stokun dhe garantojnë rezistencën ndaj armikut vrastar.
Featured image of article: Mbërrin në Rinas ngarkesa e dytë me materiale shëndetësore nga Turqia. Manastirliu: Në total do jenë 25 ton Ogerta Manastirliu dhe materiale shëndetësore

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot në dorëzim një ngarkesë prej 8 tonësh me ilacë dhe materiale të tjera shëndetësore që do përdoren në luftën kundër COVID-19. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se këto materiale rrisin stokun dhe garantojnë rezistencën ndaj armikut vrastar.

🔴RINAS – ARRIN NJË SASI E RE PREJ 8 TON PAJISJESH TË MBROJTJES PERSONALE PËR MJEKËT E INFERMIERËT, ME FINANCIM TË QEVERISE SHQIPTARE DHE LEJE SPECIALE EKSPORTI NGA REPUBLIKA E TURQISË. RRITJA E STOKU TË MATERIALEVE MBROJTËSE TË STAFIT MJEKËSOR DHE INFERMIEROR QË PO LUFTOJNË NË VIJËN E ZJARRIT, GARANTON REZISTENCË TË GJATË NDAJ ARMIKUT VRASTAR”, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në video shfaqet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tregon se çfarë është kjo ngarkesë e dytë që ka mbërritur sot në rinas. “Vijojmë që të furnizohemmi me materiale për personelin shëndetësor, që janë të nevojshëm kundër infeskionit të dytë. Ky është furnizimi i dytë që vjen në pak ditë dhe ne pio krijojmë një stok të nevojshëm. Sot kanë ardhur 8 ton dhe pak ditë më parë kanë ardhur 7 ton të tjerë dhe në total do kemi 25 ton materiale që do u shërbejnë të gjthë mjekëv enë të gjithë Shqipërinë”, shprehet Manastirliu.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment