Bota

Vaksina AstraZeneca mbërrin në Serbi, vendi i parë në rajonin e Ballkanit që merr furnizimet

Sipas The Guardian, vaksinat, të cilat mbërritën në një avion të Turkish Airlines nga Stambolli, u prodhuan në Indi, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili erdhi në aeroport për të pritur dërgesën. Vuçiç tha se një dërgesë tjetër prej 150,000 vaksinash pritet në 12 javë kohë.
Featured image of article: Vaksina AstraZeneca mbërrin në Serbi, vendi i parë në rajonin e Ballkanit që merr furnizimet Foto Ilustruese

SERBI– Një dërgesë prej 150,000 vaksinash COVID-19 të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit mbërritën në aeroportin e Beogradit të Dielën, duke e bërë Serbinë vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që merr furnizimet e vaksinës.

Sipas The Guardian, vaksinat, të cilat mbërritën në një avion të Turkish Airlines nga Stambolli, u prodhuan në Indi, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili shkoi në aeroport për të pritur dërgesën. Vuçiç tha se një dërgesë tjetër prej 150,000 vaksinash pritet në 12 javë kohë.

“Kjo vaksinë u zhvillua nga një ekip i ri në Universitetin e Oksfordit i cili gjithashtu përfshiu të rinj nga Serbia,”– u tha ambasadori britanik Sian MacLeod gazetarëve në aeroport.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më shumë se 730,000 njerëz, ose pak më shumë se 10% e popullsisë, janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga dhjetori me një ose dy doza të vaksinave të disponueshme në Serbi. Sipas programit shtetëror të vaksinimit, serbët kanë qenë në gjendje të zgjedhin midis vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Sinopharm të Kinës ose Sputnik V të Rusisë.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment