Politike

Mbërrijnë në Rinas 18,720 doza të tjera të vaksinës së Pfizer

Me dërgesën e sotme, numri i vaksinave të mbërritura deri më tani në Shqipëri shkon në 1,238,790.
Featured image of article: Mbërrijnë në Rinas 18,720 doza të tjera të vaksinës së Pfizer Foto ilustruese

TIRANË– Mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 18,720 doza të tjera të vaksinës së kompanisë Pfizer. Lajmin e bë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Me dërgesën e sotme, numri i vaksinave të mbërritura deri më tani në Shqipëri shkon në 1,238,790.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri#ShqipëriaBuzëqesh,”-shkruan ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I RAMËS:

(k.m/dosja.al)

Shto Koment