Politike

“Mbrëmje e paharrueshme”/ Meta ia merr valles në veri, harron COVID-in dhe “hallet” në politikë, presidenti dorë për dore me banorët

VIDEO
Meta ia merr valles në veri, harron COVID-in dhe “hallet” në politikë. Presidenti shprehet se ka kaluar një mbrëmje të paharrueshme.
Featured image of article: “Mbrëmje e paharrueshme”/ Meta ia merr valles në veri, harron COVID-in dhe “hallet” në politikë, presidenti dorë për dore me banorët Ilir Meta duke kërcyer në veri

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kreu i shtetit, ai shfaqet duke kërcyer nën rritmet e këngëve popullore të veriut të vendit.

Meta ia ka marrë valles mes banorëve të zonës, duke harruar  edhe rregullat COVID. Ai kapet dorë për dore me banorët dhe shijon çdo moment, duke mos respektuar kështu edhe distancimin social.

”Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë”, shkruan Presidenti Ilir Meta, teksa publikon edhe videon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pothuajse çdo fundjavë, presidenti i Meta largohet nga Tirana. Ai shijon bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe sigurisht edhe ushqimin e shijshëm.

J.V/Dosja.al

Shto Koment