Aktualitet

Mbaruan kontrollin për hashash dhe ia ‘shtruan vënçe’ me këngë, valle dhe raki! Pezullohet shefi i rendit Gramsh dhe 5 policë, si u doli para këngëtari

VIDEO
Të gjithë u pezulluan nga detyra më datë 15 maj, pasi ishin filmuar duke u argëtuar gjatë një aksioni për kontrollin e territorit për kanabis.
Featured image of article: Mbaruan kontrollin për hashash dhe ia ‘shtruan vënçe’ me këngë, valle dhe raki! Pezullohet shefi i rendit Gramsh dhe 5 policë, si u doli para këngëtari Pamje nga videoja

GRAMSH– Shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pasi videoja e tyre teksa kërcënin u bë virale.

Të gjithë u pezulluan nga detyra më datë 15 maj, pasi ishin filmuar duke u argëtuar gjatë një aksioni për kontrollin e territorit për kanabis.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teksa po ktheheshin nga aksioni, efektivët e Policisë janë takuar me një këngëtar të zonës dhe aty nuk janë përmbajtur dot por i janë ‘dorëzuar’ muzikës. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment