Sport

“Mbappe nuk është lojtar për Klopp”, ish-lojtari i Liverpool kërkon dy yje të tjerë për në “Anfield”

"Nuk jam i sigurt nëse është lojtari i duhur për Klopp. Mendoj se Werner dhe Sancho janë më të përshtatshëm"
Featured image of article: “Mbappe nuk është lojtar për Klopp”, ish-lojtari i Liverpool kërkon dy yje të tjerë për në “Anfield” Kylian Mbappé

Kylian Mbappe është ëndrra e të gjitha klubeve big në Europë, por ish-ylli i Liverpool-it, Jason McAteer, mendon se francezi nuk i përshtatet profilit që ka aktualisht skuadra e kuqe.

Ai ka thënë se ylli i PSG-së nuk do të ishte një lojtar i përshtatshëm për trajnerin Jurgen Klopp, i cili ka një stil special në Premier League. Liverpool është një nga klubet e interesuara për kampionin e botës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mbappe është futbollist i madh , por nuk besoj se është momenti i duhur që të shkojë te Liverpool. Nuk jam i sigurt nëse është lojtari i duhur për Klopp. Mendoj se Werner dhe Sancho janë më të përshtatshëm”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment