Sport

Mbappe largohet nga Paris SG, një yll tjetër gati për ta zëvendësuar…

“Le Parisien” siguron që opsioni i Salah për të zëvendësuar Mbappé është shumë më i thjeshtë, sesa ai i Messi dhe Cristiano Ronaldo, për të cilët gjithashtu thuhet se mund të vinë te Paris SG
Featured image of article: Mbappe largohet nga Paris SG, një yll tjetër gati për ta zëvendësuar…
Përditësuar:

FRANCE – Eliminimi i Paris SG nga Manchester City në gjysmëfinalet e Champions League mund të çojë në largimin e Kylian Mbappe, i cili akoma nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë në Francë apo do të kapërcejë kufinjtë.

Largimi i sulmuesit nuk është thjeshtë një thashethem, është një zë që shumë shpejt mund të shndërrohet në një realitet. “Le Parisien”, një gazetë pranë drejtuesve të PSG, raporton se klubi francez tashmë e ka gjetur edhe zëvendësuesin e Mbappe.

Bëhet fjalë për Mohamed Salah, sulmuesin e Liverpool, që është një dëshirë e vjetër e pronarëve të Paris SG-së, të cilët tani e shohin mundësinë e nënshkrimit me egjiptianin shumë afër. Në moshën 28-vjeçare dhe kur Salah i ka humbur të gjitha ambiciet për këtë sezon, sulmuesi edhe mund të largohet nga Liverpool dhe t’i thotë ‘lamtumirë’ Anfieldit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Le Parisien” siguron që opsioni i Salah për të zëvendësuar Mbappé është shumë më i thjeshtë, sesa ai i Messi dhe Cristiano Ronaldo, për të cilët gjithashtu thuhet se mund të vine te Paris SG, veçanërisht i pari.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment