Aktualitet

“Mbani maskën dhe zbatoni rregullat”, Manastirliu publikon foto nga brenda spitaleve: Jemi në shërbim 24 orë në ditë

Ministrja shprehet se ekipet e mjekëve janë të shërbim të pacientëve 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.
Featured image of article: “Mbani maskën dhe zbatoni rregullat”, Manastirliu publikon foto nga brenda spitaleve: Jemi në shërbim 24 orë në ditë Foto e publikuar nga Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu, ka publikuar sot pamjet nga brenda spitaleve. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se ekipet e mjekëve janë të shërbim të pacientëve 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.

Më tej ajo shprehet se të gjithë duhet të kenë kujdes, të ruajnë distancat fizike, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe të mbajnë maskën.

“Pas spitaleve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, edhe në spitalin rajonal të Vlorës janë forcuar kapacitetet me pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë për njësitë e terapisë intensive për t’ju përgjigjur çdo pacienti, që ka nevojë për kujdes semi-intensiv dhe intensiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

👩🏻👨 Ekipet tona janë në shërbim të pacientëve, 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. T’i ndihmojmë duke treguar kujdes individual: ↔Distancim fizik 🧼 Zbatim i rregullave të higjenës 😷 Mbajtje e maskës #Bashkë kundër 🤜COVID19🤛”, shkruan ministrja.

Ditën e sotme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shkuar në 72 pacientë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment