ArgetimTelevizion

Mbani frymën… armiqtë e përjetshëm rikthehen! Tom&Jerry sërish në ekran në 2021! 

Tom ka detyrën e vështirë... të heqë Jerryn nga rruga e tij, por ndryshe nga sa pritet, dyshja pajtohen dhe bashkohen në një luftë kundër një armiku më të madh.
Featured image of article: Mbani frymën… armiqtë e përjetshëm rikthehen! Tom&Jerry sërish në ekran në 2021!  Tom&Jerry

Nëse viti 2020 është cilësuar prej jush si një vit i çmendur, shpresat janë te 2021. Lajmet janë të mira. Armiqtë e përjetshëm, që kanë rritur breza të tërë që kanë qëndruar duke i parë para ekranit, do të rikthehen në mars të vitit 2021. Bëhet fjalë për maçokun Tom dhe miushin Jerry.

Dy mistrecët e pabindur do të rivijnë në animacionin me regji të Tim Storu dhe aktorët Chloë Grace Moretz, Rob Delaney, Michael Peña, Ken Jeong e Colin Jost. Por çfarë na pret?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Krijuesit nuk kanë rrëfyer shumë, por ajo që CNN shkruan është se dyshja e pandarë zhvendosen në New York, dhe seritë zhvillohen në një hotel ku do të zhvillohet një dasmë. Tom ka detyrën e vështirë… të heqë Jerryn nga rruga e tij, por ndryshe nga sa pritet, dyshja pajtohen dhe bashkohen në një luftë kundër një armiku më të madh. Për më shumë, mbani frymën drejt 5 marsit të 2021.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment