Aktualitet

Pengmarrja në Gjirokastër! 34-vjeçari “shpëtohet” nga Policia, shokët e lagjes e torturonin. Mes 3 autorëve dhe një grua, historiku si përdorues dhe shpërndarës droge

  • Me armë gjahu, thikë dhe doza kanabisi të ndara në qese, si u mbajt peng 34-vjeçari
  • Për disa orë, tre persona e kanë mbajtur peng nën kërcënimin e armëve në banesën e një 35-vjeçareje, duke ushtruar dhunë ndaj tij për motive që ende nuk janë zbardhur. 
    Featured image of article: Pengmarrja në Gjirokastër! 34-vjeçari “shpëtohet” nga Policia, shokët e lagjes e torturonin. Mes 3 autorëve dhe një grua, historiku si përdorues dhe shpërndarës droge Thika, arma dhe dozat e kanbisit

    GJIROKASTËR– Një 34-vjeçar, i identifikuar si Julian Gjonçaj është marrë peng ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Për disa orë, tre persona e kanë mbajtur peng nën kërcënimin e armëve në banesën e një 35-vjeçareje, duke ushtruar dhunë ndaj tij për motive që ende nuk janë zbardhur. Gjonçaj u lirua nga “duart” e pengmarrësve të tij vetëm falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, efektivët e të cilës kanë vënë në pranga 3 persona: Enea Taho 33 vjeç; Myrteza Domi 28 vjeç dhe Denisa Karaqozi 35 vjeçe. Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje. Përveç të arrestuarve, Policia po heton në gjendje të lirë edhe një të mitur, vetëm 14 vjeç, roli i të cilit ende nuk dihet. Teksa kontrollonin banesën ku mbahej peng 34-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë). Ndërkohë që po heton për të zbuluar shkakun e pengmarrjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka lidhje me prishje të pazareve për lëndë narkotike. 

    Njoftimi i policisë:

    Gjirokastër.; Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”.

    I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34 vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas.

    Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë)

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    •M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

    Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

    Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

    Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës (thikë).

    Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

    (kle.mu./dosja.al)

    Shto Koment