Politike

Mazniku tregon pse fitoi Ornaldo Rakipi e jo Pandeli Majko: Ai u fokusua te fushata e PS-së, jo te emri i tij

Kjo ishte dhe pyetja e bërë ndaj Arbian Maznikut, i cili shpjegoi se pse Majko nuk fitoi, por vendin e kreut të PS-së të Tiranës, e mori Ornaldo Rakipi.
Featured image of article: Mazniku tregon pse fitoi Ornaldo Rakipi e jo Pandeli Majko: Ai u fokusua te fushata e PS-së, jo te emri i tij Arbian Mazniku

TIRANË- Zgjedhjet e 25 prillit janë tema e emisionit të sotëm ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. Debati mes të ftuarve, shkoi edhe tek humbja e mandatit të deputetit nga Pandeli Majko dhe fitimi i tij nga Ornaldo Rakipi. Kjo ishte dhe pyetja e bërë ndaj Arbian Maznikut, i cili shpjegoi se pse Majko nuk fitoi, por vendin e kreut të PS-së të Tiranës, e mori Ornaldo Rakipi.

‘Unë mendoj se PS pati një plan se si dhe ku vendosen kandidatët nëpër Shqipëri. Vendosja e kandidatëve me fuqi të madhe tërheqëse, në zona të dobëta, i dha PS-së vota. Poshtë vizës vendosëm përfaqësues të komuniteteve të caktuara, si një person që tërhiqte jetimët dhe nga ana tjetër edhe Onaldon Rakipin si përfaqësues i çamëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Majko u fokusua më shumë tek fushata e PS-së dhe jo tek emri i tij. Ne duhej të merrnim në Tiranë 19 deputetë, e për pak vota nuk e fituam dot. Shumica e votave të pavlefshme janë të tonat’, deklaroi Mazniku.

Syri.net

Shto Koment