Politike

Mazhoranca nuk harron shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor shtyn me 4 muaj hetimet

Komisioni Hetimor shtyn me 4 muaj hetimet për presidentin Ilir Meta.
Featured image of article: Mazhoranca nuk harron shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor shtyn me 4 muaj hetimet Foto nga Komisioni Hetimor.
Përditësuar:

TIRANË- Edhe pse një pjesë e vendit ndodhet në emergjencë kombëtare, ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mbledhja nisi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në këtë mbledhje të Komisioni Hetimor u vendos  për shtyrjen e hetimeve me 4 muaj. Kjo mbledhje është drejtuar nga Alban Zeneli, pas mungesës së Ulsi Manjës sot, i cili u shpreh se shtyrja me 4 muaj kërkohet për ta nxjerrë këtë punë të saktë, për këtë çështje të rëndësishme.

“Ku komision nuk ka pasur kohë kohën e duhur për tu mbledhur dhe për të shqyrtuar faktet. Kjo ka ardhur edhe për shkak të gjendje në Shqipëri pas tërmetit të rënë. Është e pamundur që afati që është përcaktuar me 8 dhjetor. Është koha e pamjaftueshme për të dalë në një kërkesë sa më ta saktë dhe të drejt ligjor. Shtyrja me 4 muaj kërkohet për ta nxjerrë këtë punë të saktë”, tha Alban Zeneli.

BETEJA PËR SHKARKIMIN E METËS

Maxhoranca prej muajsh ka ngritur Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, pasi akuzojnë Ilir Metën për shkelje të Kushtetutës. Përplasja e parë mes Presidentit dhe Qeverisë erdhi pas anulimit të 30 qershorit dhe dekretimit të datës 13 tetor, por që nuk u respektuar nga maxhoranca. Edi Rama dhe të gjithë eksponentët e PS  janë shprehur se Meta nuk duhet të qëndrojë në zyrë dhe në këtë mënyrë miratuan një rezulotë, ngritën Komisionin Hetimor dhe dosjen e dërguan për opinion në Komisionin e Vencias. Venecia në përgjigje nuk u shpreh për shkarkimin e Metës dhe palët e intepretuan raportin në favor të tyre. Tashmë maxhoranca në Komision kërkon që të ketë objekt hetimi dhe dekretin e Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi e cilësojnë si shkelje të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment