Bota

May sot në Bruksel, do të kërkojë ndryshime në marrëveshjen Brexit

Pas diskutimeve në Irlandë, May do mbajë sot një tjetër takim në Bruksel. Ajo do përpiqet edhe njëherë të bindë BE-në për të bërë ndryshime në marrëveshjen e Brexit.
Featured image of article: May sot në Bruksel, do të kërkojë ndryshime në marrëveshjen Brexit Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe
Përditësuar:

Ditën e sotme Theresa May do zhvillojë një takim me krerët e BE për të folur mbi ndryshimin e marrëveshjes për Brexit.

Pika kryesore, për të cilën do diskutohet është ”Backstop-i irlandez”. Pritet që May të kërkojë ndryshime në marrëveshjen Brexit, nëse fiton mbështetjen e deputetëve irlandez, me të cilët u takua dje.

Në të kundërt, Britania do ndeshet me kontrolle të rrepta doganore,të cilët do përkthehen në humbje të mëdha për të. Vlen të theksohet se BE ka mbajtur qëndrime të rrepta dhe duket e vendosur të mos bëjë negociata për t’u rinegociuar edhe njëherë kjo marrëveshje. (Lexo edhe këtë)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: BBC

J.V/K.H/Dosja.al

Shto Koment