Sport

Mauro Icardi masakrohet në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi në momentin që po nderohej Maradona

Njerëzit në internet vunë re njëlloj buzëqeshjeje në fytyrën e ish-sulmuesit të Interit dhe midis komenteve sociale, shpesh i referoheshin përplasjeve të shumta verbale, që kishin të dy gjatë viteve të fundit
Featured image of article: Mauro Icardi masakrohet në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi në momentin që po nderohej Maradona Skuadra e PSG

PARIS-Homazhet e PSG për Diego Armando Maradonën kishin një mbulim të gjerë mediatik. Kjo, jo aq për fisnikërinë e gjestit, një foto e të gjithë skuadrës transalpine, e cila pozon para fanellës me numrin 10 të kombëtares argjentinas, “në pronësi” të Diegos, por për paraqitjen e Mauro Icardi në kohën e shkrepjes së aparatit.

Njerëzit në internet vunë re njëlloj buzëqeshjeje në fytyrën e ish-sulmuesit të Interit dhe midis komenteve sociale, shpesh i referoheshin përplasjeve të shumta verbale, që kishin të dy gjatë viteve të fundit.

Maradona, në të vërtetë nuk e kishte falur kurrë Icardin, duke e konsideruar si të pafalshme marrjen e gruas (Wanda Nara) së bashkatdhetarit dhe, në atë kohë, mikut të tij të madh, Maxi Lopez.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment