Sociale

Maturantët rikthehen në shkolla javën tjetër, Besa Shahini përsërit “rregullat e arta” ndaj COVID-19: Po i harruat, mos u shqetësoni…

VIDEO
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë me dije se mbajtja e maskave është një detyrim, gjithashtu në banka do të mbajnë 1.5 metra distancë.
Featured image of article: Maturantët rikthehen në shkolla javën tjetër, Besa Shahini përsërit “rregullat e arta” ndaj COVID-19: Po i harruat, mos u shqetësoni… Besa Shahini

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të nëj videoje në rrjetet e saj sociale ka ripërsëritur edhe njëherë rregulla që duhet të ndjekin maturantët për të mos rrezikuar një infektim nga koronavirusi.

Në videon e shpërndarë, Shahini ka bërë me dije se mbajtja e maskave është një detyrim, gjithashtu në banka do të mbajnë 1.5 metra distancë. Por ajo ka shtuar gjithashtu se edhe nëse nxënësit i harrojnë këto rregulla, ato do të afishohen në muret e shkollës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më 18 do të ktheheni në bankat e shkollës. Është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla. Para se të shkoni në shkollë duhet të vini maskën. Para shkollës duke të rreshtoheni në distancë 1.5 metra. Distancë që do të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit. Nëse kemi nevojë për dezinfektues, do ta keni në bankën e shkollës. Nëse i harroni rregullat kryesore të qëndrimit në shkollë, mos u shqetësoni se në hyrje do të keni një poster për rregullar kryesore. Rregulli kryesor është larja e duarve para tualeteve të shkollës janë vendosur postera me hapa që duhet të ndiqen për një larje të mirë,”-tha ajo.

Maturantët do të rikthehen në shkolla javën që do të vijë për të bërë edhe konsultimet e fundit para provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat fillojnë më datë 6 qershor. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment