Sociale

Maturantët sot në ‘ankth’, 2 e 30 minuta testim për njohuritë në lëndën e gjuhës së huaj

Maturantët në të gjithë Shqipërinë do të testohen sot për njohuritë e gjuhës së huaj. Provimi do të të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë më 12:30.
Featured image of article: Maturantët sot në ‘ankth’, 2 e 30 minuta testim për njohuritë në lëndën e gjuhës së huaj Foto ilustruese

TIRANË- 36,134 maturantë në të gjithë Shqipërinë do i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës së huaj.

Testimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë më 12:30.

Ndërsa në orën 08:00 maturantët duhet të paraqiten në gjimnazet përkatëse me një mjet identifikimi me vete. 5 ditë më vonë maturantët do të zhvillojnë provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe më 17 qershor do të jetë testi i radhës, ai i matematikës.

 Provimet e maturës shtetërore përfundojmë me lëndën me zgjedhje, të cilat do të jepen më 24 qershor.

(a.m/dosja.al)

  • 14:40

    Berisha publikoi tezën e provimit, reagon MASR: Lajm i rremë, keqinformime që dalin nga anëtarët e PD-së

    Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar pasi, ish kryeministri Sali Berisha publikoi ditën e sotme tezën e provimit, sipas të cilit kjo ishte shpërndarë nga drejtoresha e shkollës, së Kukësit, “Havzi Nela”, Vjollca Gashi, anëtare e kryesisë së PS, në këmbim të votave.

    MASR e ka quajtur lajm të rremë, duke u shprehur se këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD.

    Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës.Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm!MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë. Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot. Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës”, thuhet në njoftimin e MASR.

  • 12:34

    Maturantët në testim/ Berisha publikon denoncimin: Shpërndajnë tezën e provimit në këmbim të votave

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facbook nje denoncim, lidhur shpërndarjen e tezës së provimit të Maturës Shtetërore. Sipas Berishës tezën e shpërndau drejtoresha e shkollës, “Havzi Nela”, Vjollca Gashi, anëtare e kryesisë së PS, në këmbim të votave.

    Denoncimi te Berisha:

    Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit!

    Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! sb

    Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!

  • 9:14

    Maturantët testohen për njohuritë e gjuhës së huaj, 560 policë monitorojnë mbarëvajtjen e procesit

    Teksa maturantët i janë nënshtruar sot testimit në lëndën e gjuhës së huaj, Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e provimit  në 206 shkolla në të gjithë vendin.

    Në njoftimin e policisë bëhet me dije se policia e shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Policia ka marrë të gjitha masat për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.

    Njoftimi i plotë nga policia e shtetit:

    “Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, nga strukturat e rendit publik/policimit në komunitet në të gjitha drejtoritë vendore të policisë/komisariatet/stacionet e policisë, si dhe repartet e FNSH-të,  cilat kanë marrë në ruajtje disa objekte, janë marrë masat për garantimin e  rendit  dhe sigurisë si dhe të mbarëvjatjes së procesit përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

    Ditën e djeshme  në zbatim  të telegramit  të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike  “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2019,    u bë  shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit kishte  angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë. Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u  siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan  40 punonjës policie.

    Në rreth 206 shkolla në të gjithe vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar  me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi. Pas përfundimit të provimit përsëri  punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës. Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin  suksese në provimet e Maturës Shtetërore.

Shto Koment