Sociale

Maturantë kujdes! Ja datat e aplikimeve në universitete (Dokumenti)

Shikoni me kujdes datat se kur duhet të aplikoni
Featured image of article: Maturantë kujdes! Ja datat e aplikimeve në universitete (Dokumenti)
Përditësuar:

TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar urdhrin në lidhje me datën e aplikimit të maturantëve nëpër universitete.

Në urdhrin 11 faqësh të publikuar nga QSHA-ja shihet edhe procedura në raunde që duhet të ndjekin maturantët për aplikimin në universitete. Për çdo raund renditet edhe pagesa përkatëse.

Kujtojmë se maturantët tashmë janë në procesin e provimeve, ku këtë vit ka ndryshime të rregullave. Pas provimeve ata duhet të presin që të hapen kuotat në universiteti dhe të konkurrojnë në degët që preferojnë.

(F.M. Dosja.al)

Shto Koment