Aktualitet

“Matu mirë kur të përmendësh emrin tim”, Taulant Muka publikon videon: Besa Shahni zihet me studentët

Në një video të Mukës, shihet Shahini teksa debaton me studentët, të cilët i thonë në sy që nuk ka transparenë dhe bëhen shkelje.
Featured image of article: “Matu mirë kur të përmendësh emrin tim”, Taulant Muka publikon videon: Besa Shahni zihet me studentët Taulant Muka dhe Besa Shahini

TIRANË- Aktivisti dhe një nga zbuluesit e plagjaturave të pedagogëve dhe drejteusve të universiteteve në Shqipëri, Taulant Muka, ka publikuar sot një video të ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Sipas Mukës, Besa Shahini censuron takimet me studentët dhe nuk tregon debatet që zhvillon me ta. Në një video të Mukës, shihet Shahini teksa debaton me studentët, të cilët i thonë në sy që nuk ka transparenë dhe bëhen shkelje.


Studentët: Ku është trasnparenca, gjetëm shkelje….

Shahini: Ç’a shkelje keni gjetur, kur skeni pasur asnjë hap?

Studetnët: Unë nuk jam pjesë e KLSH.

Ndërkohë Muka në një tjetër postim shkruan se ministrja i ka përmendur emrin në takime me studnetët, por ish-zv.ministri i thotë të matet mirë.

Besa Shahini, matu disa here kur te permendesh emrin tim ne takime me studentet. Mua kauza per arsim cilesor ne Shqiperi me jep jete per cdo gje qe bej ne jete, dhe eshte nje mision qe nuk ka mbaruar per mua, por sapo ka filluar! Arsimi ne Shqiperi do te behet!”, shkruan Muka.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment