Sport

Materazzi rikthehet pas në kohë dhe kujton hedhjen e fanelës nga Balotelli: Na tha që në autobuz se do luante keq, Milito donte ta vriste

Një gjest i tillë e kthehu sulmuesin në atë kohë një adoloshent, në njeriun më të urryer për gjithe popullin zikaltër.
Featured image of article: Materazzi rikthehet pas në kohë dhe kujton hedhjen e fanelës nga Balotelli: Na tha që në autobuz se do luante keq, Milito donte ta vriste Baloteli dhe Materazzi

ITALI- Viti 2010 ishte sezoni i Interit, por një nga momentet që ka sjellë polemika është hedhja e fanelës së Mario Balotellit në takimin e parë ndaj Barcelonës për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Një gjest i tillë e kthehu sulmuesin në atë kohë një adoloshent, në njeriun më të urryer për gjithe popullin zikaltër. Marco Materazzi i rikthehet kujtimeve për të treguar më tepër se çfarë ndodhi në ato momente.

“Në ndeshjen kundër Barcelonës me fanellën e hedhur, e teproi vërtetë. Sot jemi përsëri më shumë se miq, thuajse vëllezër. Atëherë bëri një gabim të madh dhe luajti keq. Para ndeshjes na tha që në autobus se do të hynte dhe do të luante keq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt përmbushi premtimin. Gjithashtu në fushë rrinte i tërhequr dhe nuk shkon për të sulmuar. Kishim një Milito në pankinë që donte ta vriste”, tha Materazzi.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment