Aktualitet

Maskuar i gjithi me të zeza! Shikoni si largohet grabitësi i kambistit me çantën me 30 mln lekë në dorë, koka i mbetet pas

VIDEO
Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së një ambienti aty pranë, është e pamundur identifikimi i personit në fjalë, pasi maskimi nuk e lejon që t’i duket fytyra. Ai largohetm e vrap, por kokën e kthen pas për tu siguruar se nuk po e ndiqte njeri.
Featured image of article: Maskuar i gjithi me të zeza! Shikoni si largohet grabitësi i kambistit me çantën me 30 mln lekë në dorë, koka i mbetet pas Pamje nga grabitja te Rruga e Kavajës

TIRANË Dosja.al ka siguruar pamjet e momentit kur njëri nga dy autorët që grabitën 30 milionë lekë të vjetra nga duart e 55-vjeçarit Qani Zili paraditen e sotme, është larguar me vrap. Siç shihet dhe në pamje, autori i maskuar me të zeza, veshur me xhup të zi e xhinse të zeza largohet me vrap me çantën me lekë në dorë.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së një ambienti aty pranë, është e pamundur identifikimi i personit në fjalë, pasi maskimi nuk e lejon që t’i duket fytyra. Ai largohet me vrap, por kokën e kthen pas për tu siguruar se nuk po e ndiqte njeri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”. 2 persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën 30 milionë lekë një qytetari të identifikuar si Qani Zili, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Me të hyrë në rrugën e Kavajës, ai është ndaluar nga autorët, të cilët ishin të maskuar me skafandra dhe e kanë goditur me sqepar dhe e kanë kërcënuar që t’ju jepte paratë. Pas grabitjes, ata janë futur në rrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, por aty janë përplasur me makinë. Për të mos u kapur nga Policia, kanë lënë motorin dhe janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Ende nuk janë identifikuar apo vënë në pranga….

(f.m/dosja.al)

Shto Koment