
Kuçovë- Policia në Kuçovë ka arrestuar 43-vjeçarin Ismet Hada, pasi vishej si polic dhe mashtronte qytetarët. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 43-vjeçari Hoda ka mashtruar dy persona, përkatësisht me iniciale R. K dhe P.B, duke u ka marrë para dhe një celular, me argumentin se po i falte, pasi kishin shkelur rregullat e karantinës. “Keni thyer karantinën, me jepni lekët dhe do jua fal”, iu thoshte 43-vjeçari qytetarëve.

Mbi 43-vjeçari nga Poliçani rëndojnë veprat penale ” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

J.V/Dosja.al
-
8:59
“Keni thyer karantinën, më jepni para dhe do ua fal”/ Si iu bënte presion qytetarëve 43-vjeçar mashtrues që vishej si polic (DETAJE)
Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ismet Hadës në Kuçovë, i cili vishej si polic dhe u merrte para qytetarëve me anë të presionit. Mësohet se 43-vjeçari, ka shfrytëzuar këtë situatë të krijuar nga koronavirusi dhe “preja” e tij ishin personat që kishin thyer karantinën. Sipas policisë 43-vjeçari prezantohej si shef policie dhe u ka marrë dy qytetarëve para dhe një celular, me argumentin se po i falte që kishin shkelur rregullat. “Keni thyer karantinën, me jepni lekët dhe do jua fal”, iu thoshte ai qytetarëve.
Njofitmi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit, pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.
Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.
Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.