Aktualitet

Dy persona përfundojnë në pranga, vodhën me dhunë karburantin në Fushë-Krujë

Në pranga ranë: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Featured image of article: Dy persona përfundojnë në pranga, vodhën me dhunë karburantin në Fushë-Krujë Autostrada

TIRANË–Policia ka zbardhur vjedhjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Kanë qënë dy persona ata të cilët morën me dhunë paratë nga biznesi.

Në pranga ranë: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment