Politike

“Maskat e Reformës kanë rënë”/ Meta: Rama është fabrika më e madhe e thashethemeve në Shqipëri

VIDEO
Meta tha se nga tensionet për Reformën, përfiton vetëm një njeri, që sipas tij është fabrika më e madhe e thashethemeve.
Featured image of article: “Maskat e Reformës kanë rënë”/ Meta: Rama është fabrika më e madhe e thashethemeve në Shqipëri Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se loja me maska për Reformën në Drejtësi ka mbaruar. Meta tha se nga tensionet për Reformën, përfiton vetëm një njeri, që sipas tij është fabrika më e madhe e thashethemeve. Megjithëse nuk iu referua me emër, deklarata e Metës i drejtohet kryeministrit Edi Rama, i cili dje tha se ka informacion që presidenti do të bëjë një parti të re politike.

“I informova për paligjshmëritë e Teatrit. Siç jam gati të përballem për hetimin ndërkombëtar për Teatrin, edhe për këtë jam gati. I kam veprimet e mia, i kam të dokumentuara. Maskat e Reformës kanë rënë. Ata s’duan të mbajnë sot asnjë informacion. Nga kjo përfiton vetëm 1 njeri, që është fabrika më e madhe e thashethemeve në Shqipëri.”,-tha Meta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim me gazetarët, ku i informoi ata për platformën me 14 pika që i ka dorëzuar palëve për të plotësuar angazhimet me Bashkimin Evropian, si dhe për të rikthyer opozitën në sistem. Meta tha se çdo të premte, do të ketë një konferencë me mediat. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Gjithashtu, Meta mohoi një parti të re, por nuk përjashtoi mbështetjen e një lëvizjeje të re politike. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment