Politike

Akti i ri normativ për COVID-19, Manastirliu: Maskat bëhen të detyrueshme në ambientet e mbyllura, gjobë 20 mijë lekë për shkelësit

VIDEO
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi aktin e ri normativ të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas aktit normativ, tashmë maska bëhet e detyrueshme në ambjentet e mbyllura dhe për shkelësit do të alikohen gjoba.

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme aktin e ri normativ të qeverisë, ku maka bëhet e detyrueshme në ambjentet e mbyllura. Manastirliu paralajmëroi gjoba, për të gjithë ata që nuk zbatojnë këtë akt normativ.

Në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije, se shkelësit do të gjobiten me 2 mijë lekë të reja . Gjithashtu ajo kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, duke thënë se COVID-19 nuk mund të luftohet pa kontributin e gjithësecilit prej nesh.

Pjesë nga fjala e Manastirliut

Po përballemi me një hapje komunitare në disa bashki. Hapëm spitalin “Shefqet Ndroqi”, për të përballuar fluksin e shtuar të pacientëve. Në vijim të planit tonë, qevera shqiptareka vendosur të hedhë një tjetër hap për forcimin e masave që kufizojnë përhapjes së koronavirusit. Vendosjen e maskës në të gjithë ambjentet e mbyllura. Nëprmjet vendimit të sotëm, detyrimi për përdorimin e masave jo mjekësore, do të jetë detyrim për çdo qytetar në ambjentet e mbyllura, në administratën publike dhe jopublike, në transportin publik, në të gjitha tregjet, supermarketet, zyra shkallë, pallati, ashnesorë . Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Detyra jonë dhe qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi kemi miratuar këtë akt normativ, për të cilin kërkojmë mirëkuptimin e gjithësecilit. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, mbështetur në rekomandimet e OBSH dhe vërtetuar nga esperienca e shumë vendeve. Beteja me COVID-19 po zhvillohet prj 130 ditësh nga mjekë në spitale, nga epidemiologë në terren, nga specialistët e ISHP, por kjo betejë nuk mund të zhvillohet pa angazhimin e gjithësecilit prej nesh. Sakrifica që kërkohet sot nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet sot është vendosja e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit dhe nga sot bëhet e detyrueshme në çdo ambjent të mbyllur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manastirliu bëri me dije, se strukturat spitalore kanë një kapacitet prej 500 shtretërisht, për pacientët me COVID-19. Gjithashtu ministrja tha se aktualisht janë në dispozicion 90 mijë teste.

“Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT.”

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe katër viktima të tjera, mes tyre një 21-vjeçare që ishte intubuar orej katër ditësh. 85 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment