Aktualitet

‘Maskarenj, janë bërë miliardera me lekët e popullit’/ Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë protestën para Ministrisë, kërkojnë paratë ose rifillimin e punës: Duhet të na përgjigjen

Qytetarët janë përfshirë në përleshje me policinë, ata kërkojnë që të takohen me Ministren, duke dashur që të hyjnë brenda institucionit.
Featured image of article: ‘Maskarenj, janë bërë miliardera me lekët e popullit’/ Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë protestën para Ministrisë, kërkojnë paratë ose rifillimin e punës: Duhet të na përgjigjen

TIRANE– Naftëtarët e Ballshit kanë mbërrritur ditën e sotme në Tiranë aty ku e kanë zhvendosur protestën para Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Qytetarët janë përfshirë në përleshje me policinë pasi ata kërkojnë që të takohen me Ministren duke u përpjekur që të futen brenda institucionit.

Po presim që të fillojë puna, ose të na japin rrogat. Ia kemi plotësuar të gjitha kushtet. Duhet të na përgjigjen, vjet ishte marrë një vendim, është e disata herë që bëhet kjo gjë. Uzina jonë është e vjetër por është cilësore. Nafta është në një cilësi të mirë, të investohem pak dhe do bëhet më shumë cilësore.’- shprehet një zonjë për mediat e pranishme.

‘Kërkojmë paratë tona, pagat e prapambetura. Protesta jonë është e ligjshme. Duhet të zgjidhet. Kemi 1 vit, kështu. Të dalim sikur skemi bërë asgjë na vjen keq.‘- thotë një tjetër protestues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Maskarenj, janë bo miliardera me lekt e popullit, na mashtrojnë. Na premtoi zonja ministre, në qershor do filloni punë, nuk filluam. Nuk duan që të shkojnë sa në një institucion e në tjetrin’- dëgjohet të thotë një qytetar i pranishëm.

Gjatë protestës shtë bërë dhe ndalimi i disa naftëtarëve mirëpo nuk dihet sa është numri i tyre i saktë.  Protesta ka nisur që në orën 11:00 të ditës së sotme dhe nuk dihet e kur do të përfundojë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment