Sport

Maska transparente për tifozët: Ky është plani për të rihapur stadiumet e Serie A në muajin tetor

Në dokumentin e komisionit të Lega Serie A në korrikun e kaluar mbi masat parandaluese të rrezikut epidemiologjik – siç bën të ditur ‘Repubblica’ të rejat e fundit i përkasin maskave
Featured image of article: Maska transparente për tifozët: Ky është plani për të rihapur stadiumet e Serie A në muajin tetor Foto Ilustruese

ITALI-Komiteti teknik shkencor konfirmoi jo për rihapjen e stadiumit. Presidenti i  Shkencor Teknik konfirmon jo për rihapjen e stadiumeve. Presidenti i FIGC Gabriele Gravina e di: Së pari shkollat ​​pastaj gjithçka do të varet nga numrat në fund të shtatorit dhe nga kurba e infektimit. Në rast të një përgjigje pozitive, dyert e stadiumeve mund të hapen për tifozët e parë – pritet një kthim gradual, duke garantuar 20% të kapacitetit – në gjysmën e dytë të tetorit.

Në dokumentin e komisionit të Lega Serie A në korrikun e kaluar mbi masat parandaluese të rrezikut epidemiologjik – siç bën të ditur ‘Repubblica’ të rejat e fundit i përkasin maskave. Ato që tifozët duhet të mbajnë për tu futur në stadium do të jenë maska transparente për të lejuar dallimin e personave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pesë zona për të shpërndarë hyrjet, 2.25 metra katror hapësirë në dispozicion për secilin spektator, si dhe matjen e temperaturës dhe shpërndarjen e xhelit disinfektues. Në pikat e freskimit, niveli i grumbullimit është ulur me 50%.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment