Diaspora

‘Si të mbani larg koronavirusin?’/ “Welt” artikull për maskat: Të blesh panikun! Ju lutemi mos përtoni dhe lani duart

Welt duke u shprehur në emër të ekspertëve të mjekësisë në fund të shkrimit thekson: Masa më e mirë kundër koronavirus e çdo gripi? Lani duart, lani duart, vazhdimisht lani duart. Ju lutemi mos përtoni, lani duart!
Featured image of article: ‘Si të mbani larg koronavirusin?’/ “Welt” artikull për maskat: Të blesh panikun! Ju lutemi mos përtoni dhe lani duart Foto ilustruese

GJERMANI– “Të blesh panikun!”- nxitimi absurd për maskat. Kështu shkruan prestigjozja gjermane Welt duke marrë shkas nga situata në Itali ku ka krizë edhe për xhelin dizifenktant. Sipas Welt, maskat nuk janë aq të dobishme sa u bëhet reklama.

“Një maskë e thjeshtë për fytyrën ka kuptim sipas Institutit Robert Koch (RKI), kjo për të zvogëluar rrezikun e infektimit të njerëzve të tjerë kur kolliten ose teshtijnë. Pra për të zvogëluar përhapjen ose (mbrojtjen e palëve të treta)”.  Nga ana tjetër, “nuk ka prova të mjaftueshme që veshja e mbrojtjes nga goja dhe hunda zvogëlon ndjeshëm rrezikun e infeksionit e kjo për një person të shëndetshëm që e vesh atë”, tha Instituti, citon Welt duke shtuar më tej se, mbajtja gjatë e maskës bën që ajri brenda saj të ndotet e të shtojë më keq rrezikun.

Edhe në Gjermani kërkesa për maska nëpër farmaci është rritur pas 16 rasteve që u evidentuan me koronavirus në muajin janar. Fatkeqësisht është vërtetuar se dhe në Kinë ku maskat janë përdorur për çdo stinë gripi, përpjekja ka rezultuar dështim. Gripi ia ka dalë gjithmonë të përhapet. Plus që maskat që shiten nëper Europë janë mall kinez dhe nëse prodhohen në fabrika europiane, lënda e parë është kineze së shumti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Welt duke u shprehur në emër të ekspertëve të mjekësisë në fund të shkrimit thekson: Masa më e mirë kundër koronavirus e çdo gripi? Lani duart, lani duart, vazhdimisht lani duart. Ju lutemi mos përtoni, lani duart!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment