Sociale

“Maska ime të mbron ty, maska jote më mbron mua” Si të krijoni një të tillë vetë në shtëpi për luftën nga Covid-19

 Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA tani rekomandon që të gjithë amerikanët të mbajnë maska në publik për të zvogëluar transmetimin e Covid-19. Për shkak se ka mungesë të gjerë të maskave në të gjithë botën madje edhe për mjekët, drejtuesit dhe ekspertët kanë rënë dakord që maskat duhet të jenë të rezervuara për personelin e kujdesit shëndetësor, individët kryesisht mund të bëjnë maska ​​edhe në kushte shtëpie.
Featured image of article: “Maska ime të mbron ty, maska jote më mbron mua” Si të krijoni një të tillë vetë në shtëpi për luftën nga Covid-19 Foto ilustruese

SHBA– Jeremy Howard, një studiues në Universitetin e  San Franciskos dhe bashkëthemelues i “Masks 4 All”, shpjegon se si të krijoni vetë një maskë pa patur nevojë për qepje.

Versioni i parë me një bluzë.

Filloni me një T-shirt të vjetër që mendoni se nuk do ta vishni më, mundësisht 100% pambuk. Sigurohuni që pjesa që po prisni për fytyrën tuaj të jetë mjaft e madhe në mënyrë që hunda dhe goja të mbulohen plotësisht. Bluzën priteni përgjatë vijave anësore që ka në mënyrë që maska juaj të ketë dy shtresa. Vendosni një letër higjenike ose një copë të vogël peshqiri të pastër mes dy shtresave të bluzës. Sepse vepron si një filtër shtesë. Pasi te keni bërë dy prerjet e vogla në të dy anët e bluzës, lidhni rripat e sipërm në pjesën e pasme të kokës ndërsa shiritat e poshtëm në pjesën e sipërme të kokës. Më thjeshtë, t’i kryqëzoni ato që pas lidhjes të kenë qëndrueshmëri e mos bien.

Në këtë mënyrë duke mbuluar gojën tuaj, ju keni mbrojtur ata që janë përreth jush.

 Versioni i dytë, maskë për fytyrën me një shami

Merrni një shami dhe dy fjongo flokësh. Elasticiteti që kanë fjongot e flokëve do ju ndihmojnë shumë që maska t’iu qëndroje mirë më fytyrë. Ndajeni shaminë në gjysmë, horizontalisht e jo vertikalisht dhe me të krijoni disa rrudha të lehta. Vendosni një copë letre filtër kafeje në qendër të shamisë. Vendosni nga të dy anët fjongot e flokëve duke i lidhur në të dy skajet e maskës që krijuat dhe tashmë mjafton ta provoni.

Përdorimi dhe kujdesi për maskën tuaj:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mos e mbaj maskën kur je në shtëpi dhe as në makinë, përveç nëse je me njerëz të panjohur.

Mos e mbaj maskën më shumë seç duhet, thjesht mbaje kur të jesh në një vend publik, si në supermarket, ku mund të jesh në një vend me shumë njerëz.

Maska mund të mos jetë e nevojshme në një park ose në një rrugë të boshatisur me pak këmbësorë.

Mos e hiqni maskën derisa të arrini në shtëpi ose hiqe nëse gjen një vend ku mund të lani direkt duart pas heqjes së maskës.

Kur hiqni maskën, mos e prekni pjesën e jashtme por as të brendshme sepse infeksioni mund të jetë aty. Hiqeni nga fytyra duke kapur lidhëset e saj dhe hidheni në një kosh me kapak. (Kur bëhet fjalë per maskat e blera).  Ndërsa për maskat që krijoni vet në shtëpi mjafton të hidhni pjesën e letrës higjenike që keni përdorur dhe pjesën tjetër të maskës prej cope futeni në ujë me sapun dhe pas dy minutash lajeni dhe shpëlajeni mirë. Pastaj lani duart dhe dezinfektojeni me alkool. Asnjëherë mos e përdorni përsëri një maskë pa e larë më parë. Herën tjetër që të përdorni maskën, mos harroni të zëvendësoni pjesën e letrës higjenike si filtër. Nëse keni simptoma, si ethe, kollë apo temperaturë, qëndroni brenda në shtëpi.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment