Aktualitet

Kontrolle masive në ara, tunele dhe ish-reparte, policia zhbiron vendin për kanabis, s’gjen asnjë bimë (VD)

Deri në këto momente, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike.
Featured image of article: Kontrolle masive në ara, tunele dhe ish-reparte, policia zhbiron vendin për kanabis, s’gjen asnjë bimë (VD) Kontrollet e policisë
Përditësuar:

TIRANË– Policia e Shtetit ka ushtruar një operacion masiv në të gjithë territorin shqiptar për të parandaluar mbjelljen e kanabisit ose për të shkulur atë që është mbjellë. Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, efektivët kanë zbarkuar prej orëve të para të mëngjesit duke kryer kontrolle në terren, me 445 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 2225 punonjës policie të strukturave të Drejtorive Vendore të Policisë dhe të Policisë Kufitare.

Deri në këto momente, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të një banese të dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike, kanë kapur shtetasin A. M., person i shpallur në kërkim për vjedhje. Gjithashtu, po gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në fshatin Gur i Zi, është kapur personi në kërkim I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi.

Por, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që operacioni vijon.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacion policor masiv, në të gjithë vendin, për kontrollin e serave, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, zonave të pyllëzuara, banesave të braktisura, ambienteve të mbyllura, magazinave, vilave e banesave të dyshuara, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni, pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me zëvendësdrejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve.

Në operacionin masiv që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit dhe është në vijim janë duke kryer kontrolle në terren, 445 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 2225 punonjës policie të strukturave të Drejtorive Vendore të Policisë dhe të Policisë Kufitare. Operacioni monitorohet nga drejtorët e departamenteve dhe drejtorët e drejtorive qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Deri në këto momente, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Po gjatë operacionit, gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të një banese të dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike, kanë kapur shtetasin A. M., person i shpallur në kërkim për vjedhje. Gjithashtu, po gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në fshatin Gur i Zi, është kapur personi në kërkim I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi. Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Ndërkohë, po në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia Kriminale në të gjithë vendin dhe specialistët e policisë së zonave po grumbullojnë informacion në lidhje me personat me tendencë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, me qëllim parandalimin në kohë të çdo tentative për të kultivuar kanabis. Kontrollet masive do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment