Politike

‘Mashtrues i tmerruar nga humbja’, Paloka publikon VIDEO-n e Murrizit: Rama u ka kërkuar të heqin koalicionet

Sipas ish-deputetit të PD, Rama është mashtrues dhe i tmerruar nga humbja, prandaj dhe ka kërkuar që opozita parlamentare të bëjë këtë kërkesë.
Featured image of article: ‘Mashtrues i tmerruar nga humbja’, Paloka publikon VIDEO-n e Murrizit: Rama u ka kërkuar të heqin koalicionet Edi Paloka

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar sot një video të Myslim Murrizit, ku ky i fundit pranon se kërkesën për heqjen e koalicioneve e ka bërë Edi Rama. Krahas videos, Paloka shkruan se  Murrizi ka nxjerr zbuluar Ramën.

Sipas ish-deputetit të PD, Rama është mashtrues dhe i tmerruar nga humbja, prandaj dhe ka kërkuar që opozita parlamentare të bëjë këtë kërkesë. “Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin e kapur nga tmerri i humbjes: Heqjen e koalicioneve na e kerkoi Rama”, shkruan Paloka.

DEKLARATA E MURRIZIT

Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.

Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.

Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!

Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.

Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?

Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.

Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.

Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!

Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!

Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment