Bota

Mashtronë blerësit duke pretenduar se telefonat janë rezistent ndaj ujit, Italia gjobit Apple me 10 milion euro

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës në Itali, (AGCM) i cili  tha se pretendimet e Apple nuk qëndronin në kushtet e botës reale
Featured image of article: Mashtronë blerësit duke pretenduar se telefonat janë rezistent ndaj ujit, Italia gjobit Apple me 10 milion euro Foto Ilustruese

ITALI-Italia ka gjobitur Apple me 10 milion euro pasi ka zbuluar se pretendimet që iPhone-t janë rezistent ndaj ujit janë false. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës në Itali, (AGCM) i cili  tha se pretendimet e Apple nuk qëndronin në kushtet e botës reale. iPhone-t janë rezistent vetëm ndaj ujit të pastër në kushte laboratorike.

Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu vuri në dukje dhe problemet që garancia e telefonave ka. Ata u shprehen se demtimet nga uji nuk janë në pjesën e garancisë edhe pse vetë kompania ka njoftuar se telefonat janë rezistent ndaj ujit. Vetë kompania ka njoftuar se telefonat e saj kanë një rezistencë prej katër metrash nën ujë dhe me një kohëzgjatje prej 30 minutave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AGCM vendosi se reklamimi që  Apple i bën telefonave ishte mashtrim dhe për këtë u gjobit me 5 milion euro ndërsa për mosmbulimin e garancisë gjatë prishjes së telefonit nga uji për 5 milion të tjera.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment