Aktualitet

Mashtroi dhe tentoi të përdhunojë të miturën në banesën e tij, Gjykata e Lezhës merr vendimin për efektivin e policisë

Ai akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual dhe kryerjen e veprave të turpshme me të mitur".
Featured image of article: Mashtroi dhe tentoi të përdhunojë të miturën në banesën e tij, Gjykata e Lezhës merr vendimin për efektivin e policisë

LEZHË– Gjykata e Lezhës ditën e sotme ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e policisë në Lezhë, 62-vjeçarin Kol Kola.

Ai akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual dhe kryerjen e veprave të turpshme me të mitur”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokurori i çështjes ka deklaruar se nga hetimet e kryera nga SHÇBA dhe që janë referuar në prokurori ekzistojnë provat që fajësojnë 62-vjeçarin. Përveç dëshmisë së vajzës, janë marrë edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit ku dallohet efektivi i policisë së bashku me 13 vjeçaren duke u futur në banesë.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment