Factcheck

Mashtrimi në relacionin e Veliajt, shembja e Teatrit Kombëtar kërkohet të bëhet me konkluzionet e gabuara të Institutit të Ndërtimit

Koha tregoi se shumë nga konkluzionet e Institutit të Ndërtimit ishin të gabuara. Në dokumentin e firmosur nga Hysenlliu ndër të tjera shkruhej se godina është shumë e dobët dhe nuk do mund të përballojë asnjë edhe një tërmet minimal.
Featured image of article: Mashtrimi në relacionin e Veliajt, shembja e Teatrit Kombëtar kërkohet të bëhet me konkluzionet e gabuara të Institutit të Ndërtimit Erion Veliaj, Agron Hysenlliu dhe Teatri Kombëtar

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur vendosmërinë e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sot Veliaj ka dorëzuar në Këshillin Bashkiak një propozim për shembjen e godinës dhe e shoqëron me një relacion të Institutit të Ndërtimit.

Në vitin 2018, në kohën kur shpërtheu debati për Teatrin Kombëtar, Insitituti i Ndërtimit me në krye inxhinierin Agron Hysenlliu inspektuan godinën dhe nxorrën disa konkluzione. Ata shpreheshin ndër të tjera se godina është e rrezikshme për qytetarët e duhet të mbyllet sa më parë, por puna vijoi dhe disa muaj të tjerë, duke u mos e dëgjuar fjala e tyre, e godina qëndroi në këmbë, nuk vrau asnjë njeri e në të edhe sot ka jetë.

Pjesë nga relacioni i Institutit të Ndërtimit

Koha tregoi se shumë nga konkluzionet e Institutit të Ndërtimit ishin të gabuara. Në dokumentin e firmosur nga Hysenlliu ndër të tjera shkruhej se godina është shumë e dobët dhe nuk do mund të përballojë asnjë edhe një tërmet minimal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky konkluzion është rrëzuar, pasi në Tiranë që nga maji i i vitit 2018 e deri sot janë ndjerë me mijëra lëkundje, ku disa prej tyre kanë pasur magnitutë, e cila cilësohet e fortë. Por Veliaj, me këto përfundime të gabuara të hënën do kërkojë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, kërkesë e cila me shumë mundësi do të miratohet, pasi shumica e këshilltarëve janë të Partisë Socialiste.

Ndërkohë ende nuk ka një sqarim nga Instituti i Ndërtimit, se përse kanë dalë në këto konkluzione të gabuara. Po ashtu nuk është sqaruar se si ka mundësi që godina e Teatrit Kombëtar arriti t’i rezistonte me asnjë dëmtim disa tërmeteve të vitit të kaluar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment