Aktualitet

Mashtrimi me TVSH, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj biznesmenit Paqësor Buzi

Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj biznesmenit Paqësor Buzi. Ky i fundit u arrestua në shtator të 2019-ës së bashku me 49 persona të tjerë për krijimin e skemave mashtruese për TVSH dhe fshehje të ardhurash.
Featured image of article: Mashtrimi me TVSH, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj biznesmenit Paqësor Buzi Gjykata e Tiranës

TIRANË –Gjykata e Tiranës pushoi ditën e sotme çështjen ndaj biznesmenit, Paqësor Buzi. Ky i fundit u akuzua në shtator të 2019-ës, së bashku me 49 persona të tjerë, për krijimin e skemave mashtruese për TVSH-në, si dhe falsifikim vulash e fshehje të ardhurash.

Çështja ndaj tij është veçuar, ndërsa prokuroria i kërkoi gjykatës në qershor që të pushohej. Prokuroria përdori arsyetimin, se nuk kishte prova për të vërtetuar akuzat ndaj biznesmenit.

Gjyqtari Sokol Tona, i cili shqyrtoi çështjen, pas disa ekspertizave në terren, u prova se kontratat me Buzit dhe kompanive të dyshuara fiktive ishin të vërteta. Në vendimin e gjykatës, thuhej se “G.P.G Company”, nuk kishte përfituar nga kreditimi i TVSH-së në mënyrë fiktive, si edhe nga eskpertizat nuk kishin rezultuar veprime fiktive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga veprimtaria hetimore dhe aktete e ekspertimit të kryer nga organi i prokurorisë nuk rezulton të jetë provuar që subjekti G.P.G Company apo i hetuari Paqësor Buzi të kenë kryer fiktivitet veprimesh, faturash, apo punimesh”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Paqësor Buzi u arrestua më 4 shtator së bashku me 15 persona të tjerë. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi për të “Arrest me burg”, por më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Sipas prokurorisë, dëmi që i kanë shkaktuar biznesmenët buxhetit të shtetit kap shifrën e 1.8 miliardë lekësh.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment