Showbiz

MASHTRIMI I MADH/ Kylie Jenner nuk është miliardiere, Forbes zbulon të vërtetën pasi e shpalli mbretëreshë

Në fillim të këtij viti, Kylie Jenner shiti gjysmën e kompanisë së saj të kozmetikës duke u bërë kështu një nga të famshmit që ka bërë shitjen më të madhe të të gjitha kohërave. Por thuhet se ajo ka qënë duke ruajtur në privatësi çmimin real që kompania e saj mbart.
Featured image of article: MASHTRIMI I MADH/ Kylie Jenner nuk është miliardiere, Forbes zbulon të vërtetën pasi e shpalli mbretëreshë Kylie Jenner
Përditësuar:

AMERIKE-Më shumë se një dekadë të famshëm, familja Kardashian-Jenner ka tendencën të shkaktojë shumë zhurmë në rrjet që të tërheqë vëmendjen e publikut. Por kur bëhet fjalë për pasurinë e tyre, edhe kritikët e kësaj familje intrigohen. Por askush nuk interesohet më shumë për këtë temë sesa vetë familja, e cila ka kaluar vite duke luftuar që të jetë në vendet e para të klasifikimeve të Forbes.

Kështu kur më e vogla e familjes, Kylie Jenner, i shiti 51% të ‘Kylie Cosmetics’ kompanisë së kozmetikës ‘Coty’ për vlerën e 1.2 miliardë dollarë lajmi mori dhënë dhe ishte shumë e rëndësishme si ngjarje edhe për vetë familjen. Ky zhvillim dukej se konfirmonte ato që Kylie kishte thënë gjatë gjithë kohës dhe atë që revista Forbes kishte deklaruar në muajin mars të 2019-ës: që Kylie Jenner ishte, në të vërtetë, një miliardere (kjo të paktën para koronavirusit).

Kylie është një ikonë e ditëve moderne, për ata që merren me kozmetikën “, tha kryetari i ‘Coty’ Peter Harf teksa njoftoi se do blinte gjysmën e kompanisë së Jenner në muajin nëntor.

Por në media doli vetëm ana e mirë e marrëveshjes. Dosjet e publikuara nga kompania ‘Coty’ treguan një sekret që familja Kardashian-Jenner e ka mbajtur për një kohë të gjatë: Biznesi i Kylie është më i vogël, dhe më pak fitimprurës, sesa familja e ka reklamuar për vite me rradhë- e kjo gjë është besuar nga konsumatorët dhe nga vetë Forbes.

Sigurisht, gënjeshtrat e bardha, dhe trillimet priten nga familja që janë të famshëm vetëm se duhet të jenë të famshëm.

Kylie Jenner

Bazuar në këtë informacion- plus ndikimi që Covid-19 pati në tregun e bukurisë dhe në buxhetin e konsumatorëve- Forbes tani mendon se Kylie Jenner, edhe pasi ka fituar rreth 340 milion dollarë pas taksave që mori nga shitja e kompanisë, nuk është miliardiere.

Në fillim biznesi i Kylie filloi si një mënyrë për të fituar para. Më e reja e familjes, kaloi më shumë se një vit duke mohuar spekulimet se po përdorte injeksione për të fryre buzët. Duke shfrytëzuar këtë vëmendje, ajo dhe nëna e saj Kris Jenner e shikuan si një mundësi marketingu për të hapur biznesin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me 250,000 dollarë të fitimeve të saj nga modelimi dhe nga te ardhurat nga seriali ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kylie nisi projektin e saj të parë me 15,000 nuanca për buzët, që përbëheshin nga një buzëkuq dhe laps në të njëjtën ngjyrë. Falë marketingut të zgjuar në Instagram, lapsat 29 dollarësh shiteshin në më pak se një minutë.

Para se të rifreskoja faqen, gjithçka ishte shitur,” i ka thënë ajo Forbes kohë më parë.

Deri në fund të vitit 2016, Kylie kishte dhjetra produkte të reja dhe një reputacion si një biznesmene e re në industrinë e kozmetikës.

Jenner ka gënjyer për biznesin çdo vit që nga viti 2016- duke përfshirë edhe deklaratat e ekonomistit të tyre qe shkruante shifra fallco- për të ndikuar ne vlerësimet e Forbes për fitimet e Kylie.

 

Shkrimi i përshtatur në shqip nga Dosja.al/ Marrë nga artikulli i botuar në Forbes .

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment