Sport

Mashtrimi i Kontes: I sekuestrohen gati 11 milionë euro këshilltarit financiar

Policia Financiare e Milanos ka bllokuar pasuritë e Masimo Bokiçios, i akuzuar për pastrim parash. Midis pasurive të sekuestruara, edhe një vazo nga Pikaso dhe veprat e Balla
Featured image of article: Mashtrimi i Kontes: I sekuestrohen gati 11 milionë euro këshilltarit financiar

ITALI – Ekziston edhe një Pikaso midis veprave të artit të sekuestruara të ish-këshilltarit financiar të Antonio Kontes. Policia Financiare ka bllokuar një pasuri që përllogaritet në vlerën e 10.9 milionë eurove në pronësi të Masimo Bokiçio, ndërmjetësi tashmë i akuzuar për mashtrimin e trajnerit të Interit për 30.6 milionë euro.

Prokuroria e Milanos, e cila tani po e heton atë edhe për krimin e pastrimit të parave, koordinoi hetimet, të cilat çuan në zbulin e thesarit të tij në Itali.

Përveç llogarive rrjedhëse dhe apartamenteve të ndryshme, përfshirë një në Kortina, pikturat nga Xhakomo Balla dhe orenditë e rezidencës së tij në Londër u gjetën në një shtëpi dhe depo në Romë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në biznesin e tij në Londër, Bokiçio kishte menaxhuar kursimet e shumë njerëzve të famshëm, përfshirë agjentin Federiko Pastorelo.

Sipas këshillave dhe dokumentave të fallsifikuara nga Masimo Bokiçio, trajneri i zikaltërve Antonio Konte, kur jetonte në Londër dhe drejtojnte skuadrën e Çelsit, kishte investuar një shumë prej 30.6 milionë eurosh, të cilat ai tani kërkon t’i rikthehen.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment