FactcheckPolitike

MASHTRIMI-Factcheck/ Tallja e Ramës, Ahmetajt dhe Denajt për planin e rimëkëmbjes ekonomike, u ‘betuan’ se do të prezantohej në qershor: Do të jetë më e madhja që ka parë Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama, ministrja Anila Denaj dhe ministri Arben Ahmetaj premtuan një plan rimëkëmbjeje për të gjithë sektorët e ekonomisë në muajin qershor. Data shënon sot 22 korrik, dhe asnjë plan rimëkëmbjeje nuk është prezantuar nga qeveria shqiptare. Ku shkoi premtimi?
Featured image of article: MASHTRIMI-Factcheck/ Tallja e Ramës, Ahmetajt dhe Denajt për planin e rimëkëmbjes ekonomike, u ‘betuan’ se do të prezantohej në qershor: Do të jetë më e madhja që ka parë Shqipëria! Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj

TIRANË- Preferuan ta quanin “plan” e jo “paketë”, duke u zotuar publikisht se do të ishte gati në muajin qershor. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Financave Anila Denaj, dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, e kaluan sikletin e mungesës së zbatimit të premtimit për paketën e tretë ekonomike, duke folur për një plan rimëkëmbjeje që do të përfshinte të gjithë sektorët kyçë të ekonomisë.

I pari që e nisi ishte ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, që më 13 prill 2020, në momentin kur disa orë para tij, shefi kishte prezantuar paketën e dytë ekonomike dhe rrekej të premtonte me lojëra fjalësh të tretën, tha në “Opinion”, se qeveria shqiptare do të kishte gati një plan rimëkëmbjeje, që do të ishte më i madhi në histori. Aq pompoze u duk deklarata sa edhe drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu ia tha në sy “aman se me këto më e madhja… i kemi parë”. 

Arben Ahmetaj: Paketa e tretë është e rimëkëmbjes ekonomike, më e madhja që ka parë Shqipëria për të ndihmuar ekonominë shqiptare në vazhdim.

Blendi Fevziu: Aman zoti Ahmetaj, se me këto më e madhja, këto kohët e fanarit ndriçues, ti e di si u fikëm…

Arben Ahmetaj: Po por me këtë fanarin ndriçues sikur u ndriçuat…

VIDEO-DEKLARATA E AHMETAJT NË OPINION

Gati dy muaj më vonë, do të ishte vetë kryeministri Edi Rama, në ethet e rihapjes së ekonomisë, kur bizneset përballeshin me uljen e xhiros, me frikën e konsumatorit për të shpenzuar dhe me xhepat bosh, që do e premtonte këtë paketë publikisht. Teksa debatoi me analistët në studion e “Open” Andi Bushati dhe Enton Abilekaj, Rama gënjeu kur tha se nuk premtoi një paketë të tretë ekonomike, dhe nuk ngurroi të gënjente sërish kur tha se brenda muajit do bëhej publik plani kombëtar i rimëkëmbjes ekonomike si një instrument që do shërbente në menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia “Covid-19”. “Ju do e shikoni. Brenda qershorit do të shpallim planin kombëtar të rimëkëmbjes dhe ai plan është një plan që synon një injektim shumë të fortë në ekonomi dhe që synon një nxitje të punësimit, ajo që thashë për biznesin e vogël është vetëm një pjesë. Injektim injektim, injektim, për të krijuar sa më shumë xhiro dhe vende pune”. – deklaroi kryeministri Edi Rama më 8 qershor 2020. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VIDEO-DEKLARATA E RAMËS NË OPEN (Ora 1: 21 minuta)

Për t’ju bashkuar cirkut të numrave me prestigjiatorë, palaço dhe spektatorë, një rol e mori edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, që përveçse e artikuloi disa herë nëpër emisione dhe studio televizive, në Komisionin e Ligjeve premtoi pas shefit dhe kolegut ministër se në qershor, qeveria do të shpallte planin e rimëkëmbjes ekonomike.

“Gjatë muajit qershor do të shpallim platformën e rimëkëmbjes ekonomike për të gjithë sektorët. Paketa e tretë, ajo e rimëkëmbjes ekonomike post COVID është e rëndësishme për të adresuar këto nevoja dhe për të prioritizuar projektet më të rëndësishme të qeverisë Rama”, u shpreh ministrja. (LEXO LINKUN ZYRTAR TE ATA)

Sot, data shënon 22 korrik. Qeveria, ministria e Financave dhe të gjithë institucionet përgjegjëse, akoma nuk kanë përditësuar shifrat zyrtare të papunësisë post-COVID. Plani i rimëkëmbjes, u premtua, u betua por kurrë nuk u prezantua. Në muajin qershor, qeveria zgjodhi të prezantonte disa projekte rrugësh në letër, të cilat sërish nuk lidhen drejtpërdrejt me planin e rimëkëmbjes, por me pasurimin e disa kompanive të cilat do të ndërtojnë këto akse. I vetmi plan nga koha kur këto deklarata u bënë e deri më sot, që iu është prezantuar publikisht shqiptarëve, (nuk e teprojmë ta pagëzojmë), është plani “Murrizi”, që për më shumë se 3 javë ka angazhuar të gjithë strukturën qeverisëse për ndryshimet Kushtetuese. Shumë pak flitet për ekonominë në Komisione, e shumë herë më pak, për krizën që po përjetojnë bizneset në këtë situatë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment