Aktualitet

Masazhe dhe …’happy end’ për 30 mijë lekë të reja, kush është administratori i çerdhes së prostitucionit tek ‘sheshi Willson’, vajzat kryenin seks me klientë të ZGJEDHUR dhe të HUAJ (EMRI+SKEMA)

Vlera e pagesës që merrej nga klienti varionte nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë të reja për çdo klientë. Qendra e prostitucionit ishte brenda një qendre masazhi, ku krahas shërbimeve të zakonshme, vajzat ofronin edhe 'happy end'.
Featured image of article: Masazhe dhe …’happy end’ për 30 mijë lekë të reja, kush është administratori i çerdhes së prostitucionit tek ‘sheshi Willson’, vajzat kryenin seks me klientë të ZGJEDHUR dhe të HUAJ (EMRI+SKEMA) Foto ilustruese

TIRANË- Fatjon Hyka është arrestuar nga Policia e Tiranës, si tutori i një grupi vajzash që kryenin shërbime prostitucioni në zonën e sheshit “Wilson” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pjesë e skemës ishin një grup vajzash, që pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale me klientë shqiptarë, por shumica e tyre kanë qenë të huaj kundrejt pagesës.

Vlera e pagesës që merrej nga klienti varionte nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë të reja për çdo klientë. Qendra e prostitucionit ishte brenda një qendre masazhi, ku krahas shërbimeve të zakonshme, vajzat ofronin edhe ‘happy end’, (shërbime seksuale). 

Administratori i qendrës, 35-vjeçari Fatjon Hyka i rekrutonte vajzat përmes gazetës ku njoftonte për vende pune në një qendër masazhi. Punonjëset që fitonin vendin e punës ishin nga 20 deri në 30 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pronesia e qendres

Vatra e prostitucionit u zbulua nga efektivët e policisë së kryeqytetit, ndërsa hetim janë marrë edhe edhe 4 punonjëset e tij.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment