LIVE UPDATES
Editorial

Masat shtrënguese të Angela Merkel ‘dënuan’ Evropën dhe Gjermaninë

24 Shtator 2021, 18:32 Nga DOSJA
Masat shtrënguese të Angela Merkel ‘dënuan’

Në kulmin e krizës së eurozonës, një nga këshilltarët e ngushtë të Angela Merkel më shpjegoi ambicjen e saj drejtuese: t’i lërë trashëgim pasardhësit të saj një kancelari më të fortë se ajo që trashëgoi! Nëse ka qenë vërtetë kështu, Merkel që po përgatitet të dalë në pension duhet të jetë e kënaqur.

Tepricat tregtare të Gjermanisë dhe kështu ndikimi politik janë shumë më të mëdha tani sesa kur ajo mori detyrën në vitin 2005. Megjithatë, politikat përgjegjëse për zgjerimin e tepricave të Gjermanisë, e kështu rrjedhimisht edhe forcimin e kancelarisë, e kanë “dënuar” vendin me ngecje. Fuqia dhe paradoksi rrallë kanë përzierje më tërheqëse sesa gjatë qëndrimit të Merkel në detyrë.

Rrëzimi i Ëall Street në 2008 i zbuloi asaj dy të vërteta të dhimbshme: se, duke gjykuar nga madhësia e pakuptueshme e basteve në dollarë, bankat gjermane kishin qenë edhe më të pamatura penalisht se ato amerikane. Dhe ato teprica të vazhdueshme tregtare, në të cilat mbështetej modeli i biznesit të Gjermanisë, i kishte detyruar gjermanët e pasur t’u besonin kursimet e tyre të huajve, duke minuar standardet e jetesës së gjermanëve më të varfër. Si iu përgjigj ajo? Duke kaluar pjesën tjetër të qëndrimit të saj në detyrë për të mbuluar këto defekte.

Merkel nuk është përgjegjëse për modelin aktual të biznesit të Gjermanisë. Kjo u krijua nga Gerhard Schröder, paraardhësi i saj socialdemokrat, i cili futi masat shtrënguese në modelin merkantilist të Gjermanisë të pasluftës. Përgjegjësia e Merkel qëndron në mënyrën se si ajo kërkoi të mbante këtë qasje pasi kriza financiare e vitit 2008 zbuloi paqëndrueshmërinë e qeverisjes së saj. Kriza i bëri bankat e Gjermanisë të paafta të paguanim! Maskimi i këtij fakti, për të ruajtur modelin e biznesit të vendit dhe arkitekturën e dobët ekonomike të eurozonës, solli kërkesë për ndihma bankare të njëpasnjëshme. Nga ana tjetër, i kërkuan Merkelit të argumentonte se bankat nuk po përballeshin me falimentimin, por, përkundrazi, me vështirësi të përkohshme “jolikuiditeti”. Kështu, në vitin 2008, administrata e parë Merkel arriti të injektojë rreth 500 miliardë euro para të taksapaguesve gjermanë në bankat e falimentuara të vendit.

Kur një vit më vonë, ajo ndihmë rezultoii e pamjaftueshme për bankat e Gjermanisë, u krijua një e tentaticë dytë. Tatimpaguesit më të varfër të eurozonës do të nënshkruanin një hua prej 110 miliardë eurosh për qeverinë greke me kusht që paratë të kalonin në bankat gjermane (dhe franceze). Për të bindur Bundestagun që të nënshkruante këtë plan qesharak, ai u paraqit si një dëshim e “dashurisë së ashpër” për grekët e paepur dhe shpenzues. Në thelb, Merkel po i propozonte parlamentit të saj eksportimin në pjesën tjetër të eurozonës (duke filluar nga Greqia) të masave shtrënguese të vendosura së pari ndaj punëtorëve gjermanë – vetëm se kësaj here me një pamëshirë që do të mbahet mend nga historianët për dekada të tëra.

Pasuan ndihma të tjera shpëtimi. Sidoqoftë, deri në fund të vitit 2011, diçka duhej të jepej pas. Duhej gjetur një burim i ri i parave të gatshme ndërsa koha kalonte dhe borxhet e këqija ishin në rritje. Ai burim do të ishte Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Mario Draghi, presidenti i sapoemëruar i saj do të ishte njeriu i duhur.

Sidoqoftë, për të prekur shtypshkronjat e BQE -së, Merkel dhe Draghi së pari duhej të kapërcenin dy pengesa kryesore: njëra ishte Bundesbank! Duke mos pranuar asnjëherë humbjen e kontrollit mbi paratë gjermane, banka qendrore po i rezistonte planit “Merkel-Draghi”. E dyta ishte qeveria e parë greke “Syriza”, e zgjedhur me një mandat të qartë për të sfiduar dyshen. Deri në verën e vitit 2015, të dyja pengesat ishin kapërcyer. Shtypja e Syriza nga Draghi, BQE e të cilit mbylli bankat greke, i mundësoi Merkelit të vriste dy zogj me një gur.

Së pari, për t’i dhënë sinjal evropianëve të tjerë që të mos guxojnë të zgjedhin një qeveri kundër masave shtrënguese.

Së dyti, për të anashkaluar kundërshtimet e “Bundesbank” duke u demonstruar elitave gjermane se shtypja e eurove për të blerë borxhe të këqija nuk minoi luftën e përhershme të klasave (e njohur edhe si kursim) kundër punëtorëve gjermanë dhe evropianë.

Deri në vitin 2018, Merkel dhe Draghi, të ndihmuar nga një rritje ekonomike globale, kishin shpallur fitoren. Kundërshtarët e tyre (brenda dhe jashtë Gjermanisë) u mposhtën fort, tepricat gjermane vazhduan të rriteshin dhe demokracitë evropiane nuk treguan shenja mospajtimi.

Por me çfarë çmimi? Fshehja përgjithmonë e falimentimit të shteteve dhe bankave bëri që investimet të zvogëloheshin në të gjithë Evropën (e gjitha në proporcion me paratë e gatshme në dispozicion) duke kapur nivelin e tij më të ulët të pasluftës. Ndërsa në vitin 2007, koorporatat e BE-së fituan rreth 100 miliardë euro më shumë se homologët e tyre amerikanë. Por deri në vitin 2019 situata ishte përmbys!
Vetëm në vitin 2019, të ardhurat e koorporatave amerikane u rritën 50 përqind më shpejt se në Evropë. Në vitin 2020, si rezultat i pandemisë, koorporatat amerikane humbën 20 përqind të fitimeve të tyre, por ato evropiane humbën 33 përqind. Kapitalistët evropianë, dhe jo vetëm punëtorët, duket se kanë paguar çmimin për suksesin e Merkel dhe Draghi.
Mbrojtësit e kancelares shpesh përgjigjen me argumentin se ajo është përgjegjëse për prosperitetin e Gjermanisë, jo të Evropës. Por edhe kjo nuk falet! Sepse, përveç një Evrope, edhe vetë Gjermania po vuan investime të ulëta. Rezultati? Punë me cilësi të dobët, rrjete dixhitale të tmerrshme, rritje të varësisë nga Rusia për energji, infrastrukturë e vjetëruar, industri makinash dhe industri të inteligjencës artificiale që lë për të dëshiruar dhe është shumë pas Amerikës dhe Kinës.

Edhe tepricat që Merkel ndihmoi Gjermaninë që të grumbullonte, po shpërdorohen. Që nga viti 1999 ato janë zhvlerësuar me 7 përqind (krahasuar me një fitim prej 50 përqind për asetet amerikane). Pse? Sepse investimet e ulëta të brendshme i detyrojnë të pasurit të huazojnë stokun e tyre prej triliona eurosh për të huaj të ndryshëm, lëvizje që më pas i çon në humbje të mëdha.
Më 26 shtator 2021, votuesit gjermanë do të shkojnë për të votuar në mënyrë që të zgjedhin pasardhësin e Merkel. A ka ndonjë shans që kancelari i ardhshëm të ndërpresë politikat e shtimit të tepricave që nuk mund të investohen në Gjermani ose në Eurozonë pa humbur kapacitetin e ardhshëm të Gjermanisë për të nxjerrë më shumë të tilla? Jo, në të vërtetë!

Olaf Scholz kandidati i kancelarit të Social Demokratëve, i cili është shfaqur si kandidati kryesor, e i cilësuar si pasardhësi natyror i Merkel mund të jetë disi i besueshëm duke pasur parasysh konservatorizmin e tij fiskal, për të mos përmendur faktin se ai ka shërbyer si ministër i Financave i Merkelit që nga viti 2018. Për më tepër, nga pesë partitë që kanë një shans real për të hyrë në një koalicion të ri qeveritar, vetëm të Gjelbrit mund të bëjnë një ndarje me trashëgiminë e Merkel. Sidoqoftë, edhe nëse fitojnë kancelarinë, ata nuk do të kontrollojnë ministrinë kryesore të financave – dhe e anasjellta.

Prandaj, është e vështirë të imagjinohet fundi i amanetit më të madh të Merkelit ndaj pasardhësit të saj: paradoksi i tepricave gjermane po rritet, e gjitha në propocion me fuqinë e kancelarisë, duke e shtyrë Evropën më thellë në një katrahurë stanjacioni, duke dobësuar punëtorët e Gjermanisë dhe njëkohësisht, duke pakësuar kapitalizim gjerman./Dosja.al

Marrë dhe përkthyer nga newstatesman.com

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial ekonomi angela merkel angela merkel

Sondazh

Poll
Editorial 22 Shtator 2021, 12:08

Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një çarçaf me meritat e mëdha të kapitenit “historik” të anijes PD, shtojnë në fund se ai...

Editorial 17 Shtator 2021, 12:16

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Be...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni