Aktualitet

MASAT qëndrojnë në FUQI! Rakacolli: Universitetet edhe për 2 javë online, asnjë fluturim drejt Anglisë deri më 18 janar

VIDEO
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se në vend do të vijojë që të jetë aktive ora policore pas 22:00 të darkës, ndërsa për të paktën edhe 2 javë, universitetet do të mbyllen.
Featured image of article: MASAT qëndrojnë në FUQI! Rakacolli: Universitetet edhe për 2 javë online, asnjë fluturim drejt Anglisë deri më 18 janar

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se masat shtrënguese do të vijojnë të mos ndryshojnë. Në një konferencë për shtyp, ajo u shpreh se në vend do të vijojë që të jetë aktive ora policore pas 22:00 të darkës, ndërsa për të paktën edhe 2 javë, universitetet do të mbyllen.

Kemi situatë të qëndrueshme, mendojmë që të mbeten në fuqi ora policore pas 22:00. Universiteti edhe për një periudhë 2 javë online, dhe po kështu fluturime me Britaninë e Madhe të pezulluara deri më 18 janar,”-shtoi ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Masat anti-COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Edhe për 2 javë ‘ora policore’ pas 22:00, universitetet sërish online. Fluturime me Anglinë? Jo, deri më 18 janar

(k.m/dosja.al)

Shto Koment