Politike

Masat për koronavirusin, Rama ‘premton’ lehtësim: Kjo varet nga sjellja juaj, ‘Kombinati’ ishte turp e krim

VIDEO
Megjithatë, kryeministri Edi Rama theksoi se liria do të kufizohej me burg nëse shkeleshin rregullat. 
Featured image of article: Masat për koronavirusin, Rama ‘premton’ lehtësim: Kjo varet nga sjellja juaj, ‘Kombinati’ ishte turp e krim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar lirim të masave të marra, por duhet parë sjellja e qytetarëve. Megjithatë, ai theksoi se liria do të kufizohej me burg nëse shkeleshin rregullat. 

“Do t’i mbyllim vetes derën nga mbrapa të institucionit të rehabilitimit. Qendrat tregatre duhet të jenë të përgatitur që të kenë maska, dezinfektues dhe doreza. Do mbylleni dhe do iu hiqet liria. S’kemi rrugë tjetër! Po studiojmë shtirjen e fashës orare. Fasha orare është e diskutueshme në kushtet ku jemi, i qëndroj bindjes që s’është tek orari problemi. Cdo fashë orari, është ok. Por s’është problemi aty. Është tek rrumpalla që u krijua në Kombinat,Tregu i Kombinatuit ishte një turp e krim. Do ta shtrijmë fashën e oraorit. Por do të jenë me pikatore. Por jo pa parë zbatimin e masave që kemi dhe paralelisht me kurbën. Të dhënat e djeshme ishin pozitive. Jemi në momentin kur po ngjisim masën e kodrës. Më vjen shumë keq.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me qytetarët ku edhe paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Kreu i qeverisë nuk i kurseu as deklaratat politike ndaj opozitës, ndërsa përmendi edhe se si do të veprohej me pagat e luftës, qeratë dhe kreditë e marra në banka.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment