Rajoni

Masat parandaluese ndaj COVID-19/ Zyrtari italian: Nuk duhen hequr masat për festa, kështu mund të përballemi me një valë të tretë

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se nuk duhet të ketë lirime për festat, pasi virusi nuk bëhet më pak i rrezikshm dhe kështu në fund të janarit mund të përballen me një valë të tretë.
Featured image of article: Masat parandaluese ndaj COVID-19/ Zyrtari italian: Nuk duhen hequr masat për festa, kështu mund të përballemi me një valë të tretë Agostino Miozzo

ITALI-Koordinator i Komitetit tekniko-shkencor, Agostino Miozzo ka paralajmëruar se masat kufizuese ndaj Covid-19 nuk duhet të hiqen.

Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se nuk duhet të ketë lirime për festat, pasi virusi nuk bëhet më pak i rrezikshm dhe kështu në fund të janarit mund të përballen me një valë të tretë.

“Festat e fundvitit do të jenë një moment paqeje, por sidoqoftë është një takim me rrezik: virusit nuk i i intereson për identitetin familjar. Nëse do të përsëritet ‘të gjithë të lirë’ si në verë-shtoi,-të jemi të sigurt që në fund të janarit do të jemi në mes të valës së tretë,”-deklaroi Agostino Miozzo, koordinator i Komitetit tekniko-shkencor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë shënuar  1,431,795  të infektuar dhe kanë ndërruar jetë  50,453 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment