Sociale

Masat kundër koronavirusit, Manastirliu: Do ndalohen operacionet në spitale

VIDEO
Manastriliu u shpreh se do ndalohen operacionet e planifikuara, por përjashtohen ndërhyrjet për patologjitë malinje.
Featured image of article: Masat kundër koronavirusit, Manastirliu: Do ndalohen operacionet në spitale Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri. Manastriliu u shpreh se do ndalohen operacionet e planifikuara, por përjashtohen ndërhyrjet për patologjitë malinje.

“Sot kemi marrë vendim për kufuzimin e ndalimin ndërhyrjeve operatore të planifikuara duke përjashtuar ndërhyrjet për patologjitë malinje. S’do ketë asnjë ndalim sa i përket shërbimeve kirurgjikale të urgjencave, që do vijojnë në normalitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto masa nuk cënojnë aspak shëndetin e qytetarëve por vendosim rregulla për të përforcuar masat pa cënuar shërbimin dhe duke ofruar garanci për ata që janë në nevojë. Shtetasit që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe që do vetëkarantinohen në banesat e tyre për 14 ditë”, u shpreh Manastirliu.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment