Aktualitet

Masat kundër COVID-19/ Ministrja Manastirliu: Kemi prioritet testimin e nxënësve dhe mësuesve, një koordinator do jetë në çdo shkollë

Manastirliu tha se shkollat duhet të zbatojnë udhëzimin për mbrojtjen nga COVID-19 dhe të sinjalizojnë në çdo kohë koordinatorin për COVID-19 për problematikat që mund të hasin.
Featured image of article: Masat kundër COVID-19/ Ministrja Manastirliu: Kemi prioritet testimin e nxënësve dhe mësuesve, një koordinator do jetë në çdo shkollë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë emisionit ‘Opionin’ ka deklaruar se prioritet për hetimin epidemiologjik do të jenë nxënesit, mësuesit, infermierët dhe mjekët.

Kemi prioritet testimin e nxënësve dhe mësuesve ashtu si mjekët dhe infermierët, pra janë grupe risku dhe janë në prioritenin e testimeve tona. Koordinatorët e çdo shkolle sinjalizojnë strukturat shëndetësore të cilat janë në gatishmëri. Nëse zbatojmë rregulla kemi një risk të moderuar“, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se shkollat duhet të zbatojnë udhëzimin për mbrojtjen nga COVID-19 dhe të sinjalizojnë në çdo kohë koordinatorin për COVID-19 për problematikat që mund të hasin.

“Përgjegjsia e institucioneve arsimore,  është të zbatojnë udhëzuesi, një koordinator do jetë në çdo shkollë dhe do të sinjalizojnë strukturat shëndetësore për çdo rast, ISHSH  do të jetë në terren ku verifikon nëse masat zbatohen masat anti-COVID” tha Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manastirliu ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për planin e vjeshtë-dimrit për forcimin e kapaciteteve në spitale duke u përgatitur për çdo skenar.

Kemi marr masat për forcimin e kapaciteteve në spitale për t’u përgatitur nëse do të kemi raste të shtuara. Kemi rritur me 30% grupet e terrenit ndërkohë që kemi vijuar edhe me forcimin e njësive të terapisë intensive“, tha Manastirliu.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment