
HOLLANDË- Kryeministri i Hollandës Mark Rutte, në një deklaratë për mediat tha se do të merrën masa të reja që nga dita e nesërme për parandalimin e pandemisë. Disa nga masat e qeverisë që do të marin janë mbyllja e të gjitha bareve dhe restoranteve, mbajtja e detyrueshme e maskës në të gjitha hapsirat e mbyllua për personat mbi 13 vjeç, ndalimi i të gjitha sporteve si edhe ndalimi i shitjes së alkoolit pas orës 20:00.
“Ne nuk duam një përsëritje të asaj që përjetuam në pranverë. Ne po hyjmë në një kufizim të pjesshëm. Kjo do të na dëmtojë, por është zgjidhja e vetme. Duhet të tregohemi më të rreptë. Maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë mbi moshën 13 vjeç, në një hapësirë të brendshme publike, posa të jetë e mundur ligjërisht,” tha Rutte.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë Hollanda ka pasur 188,876 raste pozitive ndërsa 6,631 persona kanë humbur jetën.
(I/A/dosja.al)