Aktualitet

Masat kundër COVID-19, Eksperti Dasho: Respektimi i karantinës detyrë e mjekëve, jo e policisë

Mjeku Dasho tha se respektimi i karantinës është detyrë e mjekëve dhe jo e policisë.
Featured image of article: Masat kundër COVID-19, Eksperti Dasho: Respektimi i karantinës detyrë e mjekëve, jo e policisë Erion Dasho, mjek

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. I ftuar në emisionin “360gradë” në RTV Ora, mjeku Dasho tha se respektimi i karantinës është detyrë e mjekëve dhe jo e policisë.

“Policia ka detyra të tjera, por kjo është detyrë e mjekëve. Sot ka mënyra se kontrolli i respektimit të karantinës të kryhet pa qenë nevoja që t’i drejtohemi masave ligjore. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Evropës dhe të dhënat e pacientit janë të shenjta e nuk mund të jepen emrat e pacientëve”, tha Dasho.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai ka folur dhe për publikimin e emrave të pacientëve, duke e quajtur një skandal që nuk duhet të ndodhte kurrë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment