Aktualitet

“Masat janë thjesht propagandë/ Erion Dasho: Ditën e hënë fillon shkolla, do ketë miliona euro shpenzime, por ku janë këto para?

Dasho ka theksuar se masat e marra nga qeveria për rifillimin e vitit shkollor janë thjesht një propagandë.
Featured image of article: “Masat janë thjesht propagandë/ Erion Dasho: Ditën e hënë fillon shkolla, do ketë miliona euro shpenzime, por ku janë këto para? Erion Dasho

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Erion Dasho ka deklaruar se që prej 14 shtatori qeveria do të ketë miliona euro shpenzime për maska, detergjentë dhe masa të tjera që do të përdoron në shkollat e vendit.  Ai thekson më tej se edhe prindërit do vihen në siklet për mësimin online, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësitë për inferner apo pajisje smart. Sipas Dashos këto masa të qeverisë mbeten thjesht në kufijtë e propagandës.

Kur këto “masa” mbeten thjesht në kufijtë e propagandës, rrezikojmë një situatë të dytë si ajo ku qytetari paguan vetë për testin, pacienti paguan vetë për trajtimin në shtëpi, familjari paguan për respiratorin CPAP në spital, kurse komiteti mburret se mjekimi për COVID po jep rezultate të kënaqshme…”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

KU JANË PARATË?! Ditën e hënë fillon shkolla. Teorikisht, mësuesit dhe nxënësit do të ruajnë distancën 2m, do të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës, sanitarët do të dizinfektojnë klasat disa herë në ditë, korridoret dhe tualetet çdo dy orë, etj., etj. PERFEKT NË LETËR!!!

Problemi është që për mijëra shkolla që ka Shqipëria, kjo përkthehet në disa miliona Euro çdo muaj: detergjentë, maska (çdo mësues ka nevojë për të paktën 2 maska në ditë), sanitarë shtesë për çdo shkollë, etj. Në rast nevoje, mësimi duhet të zhvillohet online. Ka familje që nuk kanë mundësi të paguajnë pajisje smart dhe lidhje me internet. Miliona të tjera nevojiten…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të nxjerrësh vendime dhe udhëzime është e lehtë! Të bësh video propagandistike po ashtu është e lehtë!

Kur këto “masa” mbeten thjesht në kufijtë e propagandës, rrezikojmë një situatë të dytë si ajo ku qytetari paguan vetë për testin, pacienti paguan vetë për trajtimin në shtëpi, familjari paguan për respiratorin CPAP në spital, kurse komiteti mburret se mjekimi për COVID po jep rezultate të kënaqshme…

PLANIFIKIMI, ORGANIZIMI, FINANCIMI DHE ZBATIMI I MASAVE ANTI-COVID ËSHTË THELBI I ÇËSHTJES! JO NË 14 SHTATOR, POR ÇDO DITË TË VITIT SHKOLLOR! JO VETËM NË KUSHTET E VERËS, POR EDHE NË SHI, BORË, NGRICË, ETJ! PËRNDRYSHE, SHKOLLAT JANË DUKE U HAPUR NË MËNYRË TË PASIGURT, DUKE RINISUR NJË TJETËR AVENTURË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E SHQIPTARËVE!

J.V/Dosja.al 

Shto Koment